Ndryshimet në Ligjin e Punës parashikojnë që baballarët do të kenë të drejtën e 10 ditëve të punës me pagesë pas lindjes së një fëmije, si dhe dy muaj leje prindërore nga puna.
Në debatin publik për ndryshimet në ligj, më polemika ishte për futjen e punës nga shtëpia, e cila do të bëhet herë pas here dhe në baza vullnetare nga punonjësit.
Në të ardhmen, puna nga shtëpia do të definohet më saktë dhe do të harmonizohet me standardet evropiane, siç parashihet me ndryshimet në Ligjin e Punës.
Një nga risitë është se punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë punonjësit pajisje dhe mjete për të punuar nga shtëpia.
“Instituti i punës jashtë objektit të punëdhënësit si i tillë është vullnetar dhe vetë punëmarrësit, nëse nuk pranojnë që të mos e kryejnë punën në këtë mënyrë, nuk do të pësojnë pasoja të dëmshme”, sqaroi Angjella Bashoviq nga Ministria e Punës.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Sindikatave të Lira, Srgja Kekoviq, thotë se ligji duhet të përmbajë edhe një akt për sistematizimin, ku punëdhënësi të deklarojë nëse puna mund të bëhet nga shtëpia dhe sipas tij, kjo është e nevojshme.