Tortelini Alfredo

Tortelinit janë makaronat e famshme me origjinë nga Italia, të cilat janë të mbushura me përbërës të ndryshëm që nisin nga mishi deri tek spinaqi apo gjiza.

Gatimi i tyre është njësoj si të gatuani makarona të zakonshme.

Ju nuk keni nevojë t’i shkrini nëse janë ngrira, por mund t’i vendosni direkt në ujin e vluar.

AgroWeb.org ju tregon më poshtë mënyrën e thjeshtë dhe sigurisht shumë të shijshme, të përgatitjes së tyre.

Përbërësit

  • 100 g djathë kaçkavall i grirë
  • 3 thelpinj hudhra
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 1 1/2 filxhan pana dhe qumësht
  • 3/4 lugë çaji kripë dhe piper i zi për shije
  • 500 g tortelini me djathë
  • Majdanoz i grirë hollë për zbukurim

Përgatitja

Vendosni në sobë një tenxhere të madhe me ujë të kripur dhe lëreni të vlojë në nxehtësi të lartë.

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e salcës.

Grini imët djathin kaçkavall në rende e më pas edhe thelpinjtë e hudhrës.

Në një tigan të madh që nuk ngjit, shkrini 4 lugë gjalpë në nxehtësi mesatare.

Shtoni aty hudhrën dhe gatuajeni derisa të marrë aromë, por jo të skuqet, rreth 30 sekonda.

Hidhni në tigan sasinë e rekomanduar të panës dhe qumëshitit dhe lëreni të ziejë.

Pasi të ziejë hidhni djathin, 3/4 lugë çaji kripë dhe piper të zi.

Përziejini mirë dhe lëreni derisa salca të ziejë, në fund fikni zjarrin.

Shtoni tortelinit në ujin e vluar dhe gatuajini, duke i përzier herë pas here.

Mos harroni të ruani 1/2 filxhan nga uji i makaronave e më pas kullojini.

Shtoni makaronat në salcë dhe ziejini në zjarr mesatar, duke i përzier derisa të nxehen dhe salca të trashet pak, rreth 2 minuta.

Nëse është e nevojshme, hidhni pak nga uji i makaronave për të holluar salcën.

Rregulloni sasinë e kripës dhe piperit të zi sipas dëshirës.

Në fund zbukurojeni me gjethe majdanozi të grira hollë.

Këshilla

Salca trashet shpejt, prandaj sigurohuni që ta hiqni nga zjarri sapo të ziejë nëse makaronat nuk janë ende gati.

Ziejini tortelinit dy minuta më pak se udhëzimet e paketimit.

Ruani pak nga uji i zierjes së makaronave dhe përdoreni për të holluar salcën.

Servireni këtë pjatë me brokoli të zier në avull ose një sallatë jeshile./AgroWeb.org

SHARE