KRYEMINISTRIN KOVAÇEVSKI ZHVILLON BISEDË TELEFONIKE ME KREUN E NATO-s, STOLTENBERG

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit të vendit përmes një komunikate për media.

Në njoftim thuhet se u diskutuan disa çështje aktuale me rëndësi për rajonin dhe në kontekstin gjeopolitik.

“Është theksuar uniteti i fortë i shteteve aleate në Aleancë në funksion të paqes, pas sfidave të agresionit brutal ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, është mirëpritur pozicionimi efektiv i Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionimin e partnerëve të NATO-s dhe politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme për Ukrainën.

Në bisedë u theksua rëndësia e një qasjeje të përbashkët në trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave, si sfida për stabilitetin dhe sigurinë.

“Aspektet e çështjeve të diskutuara sot nga kryeministri Kovaçevski dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, pritet të diskutohen në Samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik në Vilnius të Lituanisë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

SHARE