GALLIQ: NË JAVËT E ARDHSHME PËR KOHËZGJATJEN E ORËVE MËSIMORE

Në javët në vijim do të shqyrtohet mundësia e kthimit të mësimit në shkolla në 45 minuta, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galliq në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi”. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, ka bërë të ditur se mësimdhënësit janë për zgjatjen e orës mësimore dhe se kur të miratohet, do të përgatisin fëmijët dhe do të ndryshojnë organizimin në shkolla. Galliq përmendi se heqja e maskave është alternativa e fundit sepse fëmijët nuk vaksinohen. “Po monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike, është e vërtetë që po ndodh stabilizim. Moti i mirë po vjen, mundësia që elementë të tjerë të ndikojnë në stabilizim, ndaj në javët në vijim do të diskutojmë të gjitha këto masa me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit”, tha Galliq. Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi, Radomir Bozhoviq, thotë se nxënësit janë privuar për shkak të kohëzgjatjes prej 30 minutash. Ai thekson se gjithçka varet nga marrëveshja mes ministrive të Arsimit dhe Shëndetësisë dhe se Ministria e Arsimit ka avokuar që orët e mësimit të mos shkurtohen, por duhet të përshtaten me situatën shëndetësore. Ai shpreson që orët e mësimit të kthehen në 45 minuta deri në fund të vitit.

SHARE