Organizata turistike e Tuzit e ka punuar hartën e monumenteve dhe vendeve të rëndësishme turistike, kulturo-historike dhe natyrore të Malësisë. Siç njoftojnë ata përmes faqës së tyre në “Facebook”, qëllimi i punimit të kësaj harte është që të ofrojë të dhënat kryesore për lokacionet që do të ishin interesante si për popullsinë lokale, ashtu edhe për të gjithë mysafirët në mënyrë që të gjithë ta njohin sa më mirë komunën e Tuzit. Harta është punuar në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe gjuhën malazeze. Qëllimi i OT të Tuzit është që mysafirët ta marrin këtë hartë në zyrat e Organizatës, por edhe tek organizatat, institucionet dhe kompanitë me të cilat kanë partneritet dhe bashkëpunim.