SPAJIQ PËRSHËNDET MARRËVESHJEN ME SHOQATËN E TRANSPORTUESVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq përshëndeti marrëveshjen e sotme dhe tha se pezullimi i bllokadës nga Shoqata e Transportuesve dhe zgjidhja e çështjeve të hapura përmes dialogut janë e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje të pranueshme. 

“Përshëndes marrëveshjen e sotme të ministrive përkatëse dhe Shoqatës së Transportuesve, me ç’rast kjo veprimtari i kthehet rrjedhave të rregullta, në kënaqësinë e të gjithë qytetarëve”, shkroi Spajiq në rrjetin social Facebook.

Ai njoftoi se institucionet kompetente do të ngarkohen që, në kuadër të ligjit dhe brenda kompetencave të tyre, të shqyrtojnë propozimet e paraqitura dhe të vazhdojnë komunikimin me institucionet e BE-së, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në interes të ndërsjellë.

SHARE