Foto: Ilustrim
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit u njoftua se Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e sotme, miratoi Rregulloren e re për Diplomën “Pishtarë”.
“Pishtarë” është një diplomë që shkollat ua ndajnë nxënësve për arritje të jashtëzakonshme. Me zgjidhjen e re parashihet që bartësit e kësaj diplome, përveç suksesit të shkëlqyer dhe sjelljes shembullore, duhet të kenë edhe sukses të shkëlqyer në testimin e jashtëm të njohurive, përkatësisht në provimin e maturës ose provimin profesional”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas sqarimeve të resorit të arsimit, në përputhje me Rregulloren, nxënësi mund ta marrë këtë mirënjohje edhe nëse nga një lëndë mësimore që vlerësohet me notë numerike ka marrë të paktën notën “shumë mirë”, si dhe nëse në testimin e jashtëm të njohurive, në provimin e maturës apo provimin profesional, nga një lëndë ka marrë të paktën notën “shumë mirë”.
“Po ashtu, Rregullorja parashikon që Diplomën ‘Pishtarë’ ta marrin edhe nxënësit që kanë kaluar një vit shkollor jashtë vendit, nëse i plotësojnë kriteret e përcaktuara”, thuhet më tej në njoftim. Rregullorja do të zbatohet nga viti shkollor 2026/2027.









