Foto: Gazeta Shqip
Shkencëtarët bërthamorë kanë përshkruar arsyet pse ata besojnë se bota është sot më afër se kurrë nga apokalipsi.
Ora e apokalipsit, u prezantua një ditë më parë dhe tregoi se se jemi më afër fundit të botës se kurrë më parë.
Buletini i Shkencëtarëve Atomikë, i cili vendos se ku vendosen akrepat, e zhvendosi kohëmatësin në 89 sekonda larg mesnatës, një sekondë më afër se vitin e kaluar, dhe ky është kufiri më alarmues që është arritur në historinë 78 vjecare të buletinit.
Shkencëtarët thanë se kjo pasqyronte perspektivën shqetësuese globale, me kërcënimin e luftës bërthamore, ndikimet në rritje të ndryshimeve klimatike dhe frikën mbi aplikimet ushtarake të Inteligjencës Artificiale.
Lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë ka ngritur gjithnjë e më shumë frikën e luftës bërthamore, ndërsa përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale kanë hapur mundësinë që ajo të mund të përdoret për të prodhuar armë.
Ndryshimet klimatike janë një tjetër kërcënim ekzistencial që shkencëtarët thonë se bota nuk ka arritur ta trajtojë, me zjarret shkatërrimtare në Los Angeles këtë muaj që ofrojnë një shembull të qartë se sa katastrofike mund të jenë efektet e ngrohjes globale.
“Ne e vendosëm orën më afër mesnatës sepse nuk shohim përparim të mjaftueshëm pozitiv në sfidat globale me të cilat përballemi”, tha Daniel Holz, anëtar i bordit dhe fizikan në Universitetin e Çikagos.
“Vendosja e orës së Apokalipsit në 89 sekonda deri në mesnatë është një paralajmërim për të gjithë liderët botërorë,” shtoi ai.
Buletini i Shkencëtarëve Atomik krijoi Orën e Apokalipsit në vitin 1947 gjatë tensioneve të Luftës së Ftohtë që pasuan Luftën e Dytë Botërore për të paralajmëruar publikun se sa afër ishte njerëzimi me shkatërrimin e botës.
Që nga viti 2023, akrepat e orës ishin ndalur në 90 sekonda deri në mesnatë, por këtë vit shkencëtarët vendosën ti cojnë më para ato për të pasqyruar perspektivën shqetësuese globale.