Diona Fona dhe Arti sjellin këngën e re “Dimër”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka lansuar gjatë ditës së sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Dimër” mban titullin kënga e saj e radhës, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin Art Jashari.

Dyshja vijnë me një paraqitje të mahnitshme në klip, ndërsa siç tanimë njihet, Diona u shfaq me plot stil.

Teksti dhe melodia u realizua nga vet këngëtarët, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Deard Sylejmani.

Ky i fundit u përkujdes edhe për producimin me video të realizuar nga produksioni ‘Sekuence’.

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Dionës.

Ajo prej vitesh është pjesë e skenës dhe pëlqehet në masë të madhe për vokalin. /Telegrafi/

SHARE