KOSOVA DHE IZRAELI MË 1 SHKURT LIDHIN MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli do të firmosin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë. Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. “Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm”, thuhet në njoftim. “Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, citohet të ketë thënë shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHARE