Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka përsëritur gjatë orës së sotme të kryeministrit se, ashtu siç kanë zbatuar programin Evropa Tani 1, do të zbatojnë edhe programin Evropa Tani 2 – pra rritje të pagave minimale dhe mesatare dhe ulje të orarit të punës.
Asnjë nga këto masa, tha Spajiq, nuk do të dëmtojë punëdhënësit apo buxhetin e shtetit.
Spajiq thekson se shumë të ulur në bankat parlamentare nuk besonin në suksesin e programit Evropa Tani 1.
“Por na besuan qytetarët. Ashtu siç zbatuam programin Evropa Tani 1, do të zbatojmë edhe Evropa Tani 2. Ne do ta zbatojmë atë për hir të qytetarëve, ekonomisë dhe buxhetit të përbashkët e të gjithëve ne”, tha Spajiq. Evropa Tani 2, thotë kryeministri, tashmë është pjesë përbërëse e buxhetit të propozuar për vitin 2024 dhe zbatimi i tij do të fillojë pas disa ditësh.
“Masa e parë e programit Evropa Tani 2 është: rritja e pensionit minimal në 450 euro, që paraqet një rritje prej 52 për qind. Mbi 74,000 pensionistë tanë do të ndjejnë përfitimin e Evropa Tani 2 tashmë me pensionin e janarit, të cilët u prekën veçanërisht nga inflacioni në periudhën e mëparshme. Me këtë e shlyejmë borxhin dhe solidarizojmë qytetarët tanë më të vjetër që e ndërtuan këtë vend dhe të cilëve nuk u krijuan kushtet për një jetë dinjitoze në pleqëri kur kanë më së shumti nevojë”, thotë Spajiq.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i’u përgjigjë pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi.