PROJEKTLIGJI PËR BUXHETIN E VITIT 2024 U MIRATUA NË PARIM, NUK KA RRITJE PAGASH PËR PUNONJËSIT E ARSIMIT

Propozimi i Ligjit për Buxhetin për vitin e ardhshëm është pranuar në parim në seancën e Kuvendit të Malit të Zi.

Në seancë nuk u miratua amendamenti i Lëvizjes Qytetare URA, i cili parashikonte rritje 10 për qind të pagave të punonjësve të arsimit nga 1 janari.

Amendamenti lidhur me rritjen e pagave prej 10 për qind për punonjësit e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi nuk mori shumicën e kërkuar. Gjithashtu, amendamenti që lidhet me rritjen e pagave për punonjësit në administratën publike dhe drejtësinë nuk ka marrë shumicën e kërkuar.

Të rikujtojmë, se ministri i Financave, Novica Vukoviq, më herët në Kuvend tha se shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2024 janë parashikuar në 3,48 miliardë euro dhe krahasuar me këtë vit janë 496 milionë euro më të larta.

Të hyrat fillestare buxhetore janë parashikuar në 2.7 milionë euro.

“Rritjet më të mëdha të kostos kanë të bëjnë me alokimet shtesë për shpenzime të detyrueshme dhe projekte infrastrukturore”, tha Vukoviq.

Siç ka thënë ai, projektbuxheti ka ulur konsumin joproduktiv për 35 milionë euro.

Alokimet për kujdesin social janë parashikuar në 989 milionë euro, 33% e totalit të shpenzimeve buxhetore dhe përbëjnë sektorin më të madh në buxhetin e shtetit.

Është bërë e ditur se nga 1 janari, pensioni minimal për 74 mijë pensionistë do të jetë i barabartë me pagën minimale prej 450 euro.

Në buxhetin e vitit 2024 ishte parashikuar edhe një borxh deri në 650 milionë euro.

SHARE