NË MAL TË ZI JANË REGJISTRUAR 627.340 PERSONA, TË DHËNAT PARAPRAKE DERI MË 25 JANAR

Mirosllav Pejoviq, drejtor i Drejtorisë së Statistikave të Monstatit, tha se deri më tani në Mal të Zi janë regjistruar 627.340 persona, 201.935 amvisëri dhe 365.139 banesa.

Ai në Komisionin për Monitorimin e Zbatimit të Marrëveshjes për Kushtet e mbajtjes së Regjistrimit tha se të gjithë qytetarët që do të paraqiten deri në fund të ditës do të numërohen deri më 30 dhjetor, ndërsa të dhënat paraprake mund të presim më 25 janar.

Pejoviq u tha deputetëve se Monstat dje ka pasur një numër të madh të thirrjeve nga qytetarët që nuk janë regjistruar.

Në pyetjen e bashkëkryetarit të Bordit, Nikolla Rakoçeviq, se kur do të fillojë faza e dytë, gjegjësisht futja e të dhënave në bazën e të dhënave, Pejoviq u përgjigj se shpallja për operatorët do të shpallet pas festave.

“Ne ende po mendojmë për numrin, 60 apo 120 operatorë. Ne kemi planifikuar të punojmë në dy ndërrime në mënyrë që të përfundojmë procesin e futjes së të dhënave sa më shpejt”, u përgjigj Pejoviq.

Ai tha se vetëm Monstat mund të interpretojë të dhënat.

Ai u bëri thirrje aktorëve socialë që të përmbahen nga interpretimi i të dhënave.

“Plani është që të dhënat paraprake të publikohen më 25 janar dhe pas kësaj do të kemi të dhëna më të sakta”, tha Pejoviq.

SHARE