MINISTRI IGLI HASANI: NEGOCIATAT ME BE, PRESIM LAJME TË MIRA NË FILLIM TË VITIT 2024

Igli Hasani, Ministër i Punëve të Jashtme e vlerësoi diplomacinë shqiptare gjatë vitit që po lëmë pas si “një periudhë e pa-precedëntë arritjes e suksesesh”, kjo falë angazhimit të vendit të vendit tonë tre vitet e fundit në prodhimin e diplomacisë së dorës së parë në forumet e larta ndërkombëtare, siç ishte Këshilli Sigurimit.

Ministri Hasani shpalosi ambiciet e diplomacisë shqiptare dhe fokusin gjatë 2024.

“Shërbimi i Jashtëm do të punojë për të tërhequr sa më shumë projekte e investime. Do punojmë për të promovuar sa më mirë mundësitë që ofron Shqipëria. Po punojmë për projektimin e rrjetit të atasheve tregtarë dhe themelimin e Këshillit të Eksporteve. Ristrukturimi i Shërbimit të Jashtëm, po ashtu një nga prioritetet tona për 2024.

Shefi diplomacisë shqiptare tha se një tjetër prioritet kyç  do të jetë bashkëpunimi me faktorin shqiptar përfshi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me diasporën. Hasani tha se priten lajme të mira në fillim të vitit 2024, sa i takon negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

SHARE