Kuvendi i Malit të Zi miratoi buxhetin për vitin 2024.
Gjithsejit votuan 65 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 18 kundër dhe 1 abstenoi.
Buxheti për vitin e ardhshëm është 3.47 miliardë euro.
Kuvendi paraprakisht nuk ka miratuar ndryshime në buxhet lidhur me rritjen e pagave për punëtorët në arsim.
Kuvendi ka miratuar vendimin për borxhin për vitin 2024.
Kuvendi miratoi propozimet për planet financiare me planet e punës për vitin 2024 të organeve të pavarura rregullatore – Agjencisë për Komunikim Elektronik dhe Shërbime Postare, Agjencinë Rregullative për Energji dhe Shërbime të Rregulluara Komunale, Komisionin për Tregun e Kapitalit dhe Agjencinë për Media Elektronike.
Po ashtu, është miratuar edhe propozimi për një ligj për ndryshime në Ligjin për buxhetin dhe përgjegjësinë fiskale, si dhe ndryshimet në Ligjin për Radio Televizionin publik kombëtar të Malit të Zi dhe ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë.
Kuvendi miratoi edhe vendimin e propozuar për themelimin e Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore.
Seanca e Kuvendit do të vazhdojë nesër.