GJATË FESTAVE NË VIJIM QENDRAT SHËNDETËSORE KUJDESTARE DO JENË NË BLLOK V TË, TUZ DHE GOLLUBOVC

Gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në Bllok V, Shtëpitë Shëndetësore në Tuz dhe Gollubovc.

Ata thanë se gjatë festave, puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë në territorin e Podgoricës do të kryhet ekskluzivisht në Bllok V në dy turne nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga ora 14:00 deri në ora 21:00.

“Ndërsa në Komunën e Tuzit, Shtëpia e Shëndetit në Tuz do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, dhe në Komunën e Zetës në të njëjtën kohë,“ thuhet në njoftim.

Ata deklaruan se qytetarët mund të marrin të gjitha informacionet e detajuara përmes shërbimit mjeku i përzgjedhur për të rritur në numrin 067/085-933 dhe mjeku i përzgjedhur për fëmijë në numrin 067/196-222.

SHARE