SHBA SHKURTON KOHËN E IZOLIMIT PËR TË INFEKTUARIT PA SIMPTOMA

Shtetet e Bashkuara kanë përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por pa simptome – nga dhjetë ditë në pesë. Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë më 27 dhjetor se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur personi i infektuar është afër personave tjerë. Ndonëse rekomandimet e reja nuk janë të detyrueshme, ato respektohen nga bizneset amerikane dhe politikbërësit. Ndryshimet e reja vijnë pas valës së re të shkaktuar nga varianti Omicron, i cili ka ndikuar në shumë mungesa të stafit të kompanive dhe pengesa në udhëtime. Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të marrë masa për të lehtësuar mungesën e testeve për COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë shtetet e vendit këtë javë festash, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të prishë planet e udhëtimit. Biden sqaroi se hapat e administratës përfshijnë aktivizimin e një ligji për Prodhimin e Mbrojtjes për të rritur prodhimin e testeve që bëhen në shtëpi dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e faqes Google nga amerikanët për të gjetur një qendër testimi pranë tyre. 

SHARE