REGJISTROHET RRITJE E MADHE E INFEKSIONEVE ME COVID19

Në Mal të Zi sot është regjistruar rritje e madhe e infeksioneve me Covid 19, njoftojnë nga ISHP. Raportohet për 1.120 raste të reja si dhe 3 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 55 deri në atë 86 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 525, Kotorr 113, Tivar 86, ndërsa në Tuz u regjistruan 4 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 172 të infektuar. Rastet aktive janë 4255, nga të cilët 27 në komunën e Tuzit.

SHARE