Sot, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e mirënjohjeve për sportistët të cilët kanë arritur rezultate të dukshme në fushën e sportit në vitin 2021. Komisioni i përzgjedhur për ndarjen e mirënjohjeve në pajtim me Ligjin e në bazë të konkursit publik ka vendosur që çmimet t’i ndajë si vijon:
Sportisti më i mirë – Zinedin Beqaj
Sportistja më e mirë – Angjella Berishaj
Ekipi sportiv i vitit – Klubit Taekwondo ,,Besa’’
Punëtori sportiv i vitit – Nikollë Gegaj
Gjeloshaj u dëshirojë suksese sportistëve, duke i’u premtuar atyre se mbështetjen nga ana e Komunës do ta kenë përherë. Kurse, sportistët falënderuan kryetarin për punën që Komuna po bën në zhvillimin e qytetit e në veçanti për përkrahjen dhe kujdesin që po tregon ndaj të rinjve, sportit dhe sportistëve të dalluar.