ISHP: 275 RASTE TË REJA / 9 VIKTIMA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1220 testime për Covid 19, nga të cilët 275 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 9 humbje jete në pacientë nga: Podgorica (3), Nikshiqi (2), dhe nga 1 person në Herceg Novi, Bijello Pole, Cetinja dhe Berane.  Numri më i madh i rasteve janë në: Podgoricë 118, në Tuz janë regjistruar 7 raste të reja. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 288 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.087, prej të cilëve 156 në komunën e Tuzit.

SHARE