MILLATOVIQ: DO TA FTOJ KRYEMINISTRIN NË DIALOG PASI TË KTHEHET NGA BRUKSELI

Foto: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet Presjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka njoftuar se do ta ftojë në dialog kryeministrin Millojko Spajiq pas kthimit nga Brukseli.

„Mbledhja e qendrës qytetare dhe evropiane, e cila do të diktojë ritmin e ndryshimeve sociale deri në hyrjen e Malit të Zi në BE, është një ide më e madhe se çdo individ apo parti,“ tha Millatoviq.

Millatoviq tha se beson se në periudhën e ardhshme është e nevojshme të tejkalohen mosmarrëveshjet në mes të forcave që i përkasin qendrës qytetare dhe së bashku të ecim drejt arritjes së qëllimit më të rëndësishëm të politikës së jashtme – anëtarësimit të Malit të Zi në BE deri në vitin 2028.

“Kjo nënkupton një marrëveshje të përbashkët mbi parimet kyçe të politikës shtetërore, e cila do të bazohet në bashkëpunimin dhe veprimin e sinkronizuar në periudhën e ardhshme – veçanërisht mes Presidentit të Shtetit dhe Kryeministrit. Për këtë arsye vendosa ta ftoj kryeministrin për dialog pas kthimit nga Brukseli, ku kam takime të rëndësishme për rrugën evropiane të Malit të Zi”, tha ai.

Ai theksoi se Mali i Zi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e tij të re, tejkalimi i suksesshëm i së cilës do të varet nga e ardhmja e nesh dhe e të gjithë brezave të ardhshëm.

“Në valën e sinjaleve pozitive nga Brukseli dhe gjithçka që është bërë deri më tani në procesin e integrimit evropian, anëtarësimi në BE deri në vitin 2028 është një synim ambicioz por i arritshëm dhe detyra e të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë është të japin kontributin e tyre të plotë. Para nesh janë muaj dhe vite në të cilat do të duhet të punojmë edhe më mirë dhe akoma më me përkushtim, në mënyrë që të mbyllim të gjithë kapitujt brenda procesit të negociatave dhe të plotësojmë kushtet për anëtarësim në familjen evropiane të shteteve”, tha ai.

SHARE