Foto: AA
Hamasi bën thirrje për protesta në të gjithë botën nga nesër deri të dielën për ndalimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.
Hamasi bëri një deklaratë me shkrim me rastin e 29 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.
“Sulmet barbare dhe gjenocidi i Izraelit kundër popullit palestinez në Gaza vazhdojnë. I bëjmë thirrje botës arabe dhe muslimane si dhe vendeve të lira në mbarë botën që ditët nga 29 nëntor deri më 1 dhjetor të shënohen si ditë të solidaritetit global duke organizuar marshime dhe manifestime masive në të gjitha qytetet, kryeqytetit dhe sheshet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit në Gaza”, thuhet në deklaratë.
“OKB-ja duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta historike për të punuar seriozisht dhe në mënyrë efektive për të ndaluar sulmet izraelite që shënjestrojnë Rripin e Gazës”, theksohet në deklaratën ku më tej duke iu drejtuar palestinezëve në Bregun Perëndimor, Kuds dhe zonat e pushtuara në vitin 1948 bëhet thirrje për “përshkallëzimin e të gjitha llojeve të rezistencës dhe luftës kundër okupimit të Izraelit”.
Me një vendim të marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, 29 Nëntori që nga viti 1978 festohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez.