Foto: Kryeministria e Shqipërisë
Në Vlorë pritet të ndizet motoi më i ri ekonomik, aeroporti ndërkombëtar.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Belinda Balluku, inspektuan kantierin e ndërtimit, ku kërkuan intesifikimin e punimeve për të filluar fluturimet para sezonit veror të vitit 2025.
“Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshishet në aktivitetin e aeroportit dhe në akvitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do vijnë nga prania e aeroportit, por është shumë e rëndësisshme; ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë, natë-ditë.”
Rama u ndal edhe tek Qendra Multifunksionale për Zhvillim Rajonal, ku u shpeh se realizimi i këtij projekti, do t’i japë një shtysë të re dhe turizmit në Vlorë edhe do ta vendosë Shqipërinë në një tjetër pikë të hartës.
“Ambicia është që të bëjmë një Qendër teknologjike ku të kemi mundësinë të mikpresim një pjesë sado të vogël nga ajka e inovacionit në ShBA, në Europë me kushtet e jashtëzakonshme që ka Vlora, që ka Shqipëria, por edhe me të gjithë legjislacionin përkatës të parqeve teknologjike duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike, që do krijojë në pak kohë mundësinë që të jetë një vatër inovacioni edhe një vatër rinore për të rinj nga Shqipëria dhe nga të gjitha llojet e gjuhëve dhe të kontinenteve.”
Qendra Multifunksionale për Zhvillim Rajonal është hapësira publike e teknologjisë dhe inovacionit që po merr dimensione, si një habitat për start up-e, aktivitete kulturore e ekonomike.