Foto: KultPlus
Në Ditën e Flamurit në Prekaz janë nderuar Familja Jashari si udhërrëfyesit e rrugës për lirinë e Kosovës.
Qytetarë të shumtë shkuan për homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari
Homazhe pranë varreve të Jasharëve bënë edhe krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike.
Përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, thuhet në urimin e saj.
Në fshatin Llaushë u zbulua memoriali që jetëson daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor.
Në 112 vjetorin e Pavarësisë u organizua edhe vrapimi i përvitshëm i qytetarëve në komunën e Skenderajt.
Krahas kësaj, në shumë komuna të vendit u mbajtën ceremoni për të shënuar Ditën e Flamurit.