KUVENDI NUK MIRATOI RAPORTET VJETORE TË KËSHILLIT PROKURORIAL, PROKURORISË SË SHTETIT DHE KËSHILLIT GJYQËSOR

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi nuk ka miratuar Raportin mbi punën e Këshillit Prokurorial dhe të Prokurorisë së Shtetit për vitin e kaluar, as Raportin Vjetor mbi punën e Këshillit Gjyqësor dhe gjendjen e përgjithshme në gjyqësor.

Për raportin mbi punën e Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë së Shtetit kanë votuar 11 deputetë, 24 kanë qenë kundër, ndërsa 20 janë përmbajtur.

Raportin mbi punën e Këshillit Gjyqësor dhe gjendjen e përgjithshme në gjyqësor për vitin e kaluar e kanë mbështetur 14 deputetë, 13 kanë qenë kundër, ndërsa 20 janë përmbajtur.

Deputetët janë shprehur gjithashtu për disa pika të tjera të rendit të ditës, për të cilat është debatuar gjatë ditëve të kaluara.

SHARE