PASOJAT E AGRESIONIT RUS TREGUAN RËNDËSINË E BASHKËPUNIMIT RAJONAL

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, në cilësinë e kryesueses së Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PS SEECP, tha se pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës tregojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Po ashtu, veprimit të përbashkët dhe një qasje të koordinuar rajonale për parandalimin dhe tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga lufta në pragun e rajoneve tona. “Për ne, procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore – SEECP përfaqëson një nga kornizat më të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal që kontribuon në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të Evropës Juglindore”, theksoi Gjuroviq. Duke iu referuar motos së presidencës malazeze – “A SEE of culture, a SEE of cooperation”, Gjuroviq theksoi se ajo paraqet një mesazh të veçantë me të cilin kemi dashur të theksojmë lidhjet e shumta kulturore që lidhin vendet e rajonit tonë dhe që përfaqësojnë një nxitje e fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneriteteve në Evropën Juglindore. Gjuroviq prezantoi të pranishmit me prioritetet kryesore të presidencës malazeze të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, përkatësisht: forcimi i bashkëpunimit të sigurisë, mbrojtja e të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe forcimi i institucioneve demokratike, bashkëpunimi ekonomik dhe lidhja infrastrukturore, tranzicioni i gjelbër, zbutjen dhe tejkalimin e mëtejshëm të pasojave shëndetësore, ekonomike dhe të tjera të pandemisë Covid-19 dhe integrimin evropian të vendeve aspirante nga rajoni i Evropës Juglindore.

SHARE