11% E VAJZAVE KANË MARRË VAKSINËN HPV

Dozën e parë të vaksinës kundër virusit (HPV), një muaj pas fillimit të vaksinimit, e kanë marrë 550 vajza nëntëvjeçare, që është rreth 11% e grupit të synuar, tha dr. Milko Joksimoviq, epidemiolog i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Joksimoviq tha se Instituti i Shëndetit Publik është i kënaqur me rezultatet. Siç tha ai, më së shumti të vaksinuar janë në Kollashin, Berane, Rozhajë dhe pjesë të caktuara të Podgoricës. “Nëse do të vazhdonte ai trend do të ishte jashtëzakonisht mirë”, tha Joksimoviq në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi” në Televizionin e Malit të Zi.

SHARE