Fëmijët duhet të ndjehen të sigurt që mund të ndajnë gjithçka me ju. Përdorni momentet e mahnitshme kur ata vijnë tek ju me diçka si një portë për në zemrat e tyre.
Kur ata hapen dhe vijnë tek ju, është tepër thelbësore që t’i kushtoni vëmendjen tuaj të pandarë, duke ndërprerë atë që po bëni apo duke hequr vëmendjen e shikimin nga pajisjet dixhitale. E para sepse kështu ju jepni atyre shembullin dhe së dyti, një prind i pashëndetshëm nuk është në gjendje të rrisë fëmijë të shëndetshëm.
Monitorimi dhe filtrimi i kohës së ekranit nuk është aq i popullarizuar këto ditë. Prindërit po u japin fëmijëve të tyre akses të pakufizuar dhe të pa monitoruar në ekran sepse kryesisht kjo ua bën jetën më të lehtë. Aq sa mundeni, sigurohuni ta monitoroni kohën e fëmijës tuaj para ekraneve.closevolume_off
Mund të ndodhë ta gjejmë veten përballë një krize identiteti të fëmijës. Kjo do të thotë që ne duam që ata të sillen ose të jenë dikush i caktuar në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë tonë. Në vend të kësaj është e rëndësishme që të gjeni identitetin unik të fëmijës suaj.