ISHP: 499 RASTE TË REJA, 5 VIKTIMA

Në Mal të Zi, pesë persona kanë vdekur dje si pasojë e infektimit me virusin Covid 19 në Mal të Zi, dhe 499 janë infektuar rishtazi, sipas Institutit të Shëndetit Publik. “Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan dje analizat dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 2,977 mostra për koronavirusin e ri,” thuhet në deklaratë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4,512. Që nga fillimi i ngjarjes epidemiologjike (mars 2020), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin e ri korona në Mal të Zi është 142,807.

SHARE