KAJOSHAJ: TË GJITHË PO NA PENGOJNË

Kryetari i Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj, thotë se ata nuk janë të shoqëruar nga vullneti i mirë i Kryeqytetit dhe Qeverisë në procesin e përfundimit të territorit, shkruan gazeta “Dan”. Mos përgjigjja e letrave dhe urgjencave të dërguara nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, Kryeministrit, Dushko Markoviq, është për të vetëm një provë e pengimit dhe papërgjegjësisë ndaj komunës më të re në Mal të Zi. Gjeloshaj i tregoi Markoviq në disa raste se 400,000 euro-t që Qeveria kishte ndarë për rindërtimin e rrugës Triesh – Koritë ishin paguar në llogarinë e Kryeqytetit, dhe jo të Komunës së Tuzit, dhe se ai po kërkon që paratë të kthehen. Kryetari Gjeloshaj gjithashtu informoi Markoviq se do të merrte administrimin e tregut në Tuz nga 1 nëntori, duke kërkuar që parcelat në të cilat ndodhet kjo strukturë të transferohen në pronësinë e tyre. Kryeministri Markoviq nuk iu përgjigj asnjë prej letrave. “Nëse qëllimi i dikujt nuk është të jetë i drejtë dhe korrekt ndaj nesh, atëherë ata do të gjejnë një mënyrë për ta bërë atë. Në këtë rast, Kryeqyteti është i padrejtë ndaj Komunës së Tuzit dhe qytetarëve të saj. Kryeministri Dushko Markoviq, me të cilin Kryetari i Komunës së Tuzit kishte kontakte, pengon punën tonë duke mos iu përgjigjur asnjë prej letrave tona. Markoviq dhe Kryeqyteti janë duke bërë të gjitha ato në dëm të qytetarëve tanë,” tha Kajoshaj. Ai theksoi se Komuna e Tuzit nuk po kërkon asgjë që nuk është e tyre. Kajoshaj thekson se është i indinjuar nga puna e komisionit që u formua me qëllim të caktimit të kufirit, dhe shtoi se askush nuk po i ndihmon ata. “Askush nuk po na ndihmon, madje as Bashkimi i Komunave të Malit të Zi. Që atëherë nuk kemi pasur ndihmë. Të gjithë këshillojnë që kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore, por këto janë vetëm fjalë. Nuk kemi ndihmë, gjithçka e bëjmë vetë. Fatkeqësisht, komisioni nuk po funksionon si duhet. Ata nuk do të përgjigjen sepse nuk kanë asgjë për të thënë. Ne do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur të gjitha këto. Nëse dështojmë, do të shohim cilat janë mundësitë tona për të përfunduar gjithçka për të mirën e qytetarëve tanë,” deklaroi Kajoshaj.

SHARE