HAPET ZYRTARISHT STADIUMI I RI I QYTETIT

Mbrëmë është hapur zyrtarisht stadiumi i rinovuar i Deçiqit në Tuz. 

Tribuna moderne ka një kapacitet prej 1.080 vendesh, dhe brenda saj janë të gjitha dhomat e nevojshme për organizimin e ndeshjeve – dhomat e reja të zhveshjes për skuadrat dhe zyrtarët, dhoma e ambulancës, sallë pritjeje VIP, sallë shtypi…

Siç theksohet, në kuadër të projektit u ndërtua një fushë e re me sipërfaqe natyrore dhe një fushë e re ndihmëse me sipërfaqe artificiale.

Investimi është financuar bashkërisht nga Federata e Futbollit e Malit të Zi dhe komuna e Tuzit, e që është rreth 2.5 milionë euro. 

Stadiumi u hap zyrtarisht nga presidenti i FFMZ Dejan Saviqeviq, president i KF “Deçiq” Pal Dreshaj, kryetari i komunës së Tuzit Lindon Gjelaj dhe Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik. 

SHARE