Nuk ka ende ndonjë ilaç magjik që do të të shërojë direkt nepsin tuaj.
Por ka diçka që mund t’ju ndihmojë në përpjekjen tuaj dhe që është 100% natyrale.
Hulumtimet kanë treguar se thjesht duke shtuar erëza pikante në ushqimin tuaj, ju ndihmon të konsumoni më pak kripë dhe ndoshta më pak sheqer.
Qëllimi kryesor është potencialisht përmirësimi i shëndetit tuaj prej reduktimit të kripës dhe sheqerit.
Ka prova të forta shkencore që tregojnë se specat djegës ndihmojnë në frenimin e dëshirës më shumë për kripë sesa për sheqer.
Një studim shumë serioz përfshiu më shumë se 600 njerëz nga Kina. Truri i tyre u analizua me skaner dhe me rezonancë manjetike për disa kohë.
Studiuesit zbuluan se rajonet e trurit të stimuluara nga marrja e ushqimeve të kripura dhe pikante u mbivendosën.
Për shkak të aktiviteteve të ngjashme që ndodhin në këtë hapësirë të përbashkët, konsumimi i ushqimeve me erëza pikante uli ndjeshëm konsumin e kripës.
Në fakt, studiuesit zbuluan se njerëzit që rregullisht shijojnë ushqime me erëza pikante harxhojnë 2.5 gramë më pak kripë në ditë krahasuar me ata që nuk përdorin speca djegës.
Studimi tregon se njerezit që konsumojnë speca djegës gjithashtu kishin tension të ulët të gjakut.
Kapsaicina është përbërësi tek specat djegës që është përgjegjës për ndjesinë e pikante që ne përjetojmë kur i konsumojmë.
Speca djegës jo vetëm kundër kripës por edhe sheqerit.
Erëzat pikante kanë aftësinë për të ulur fort edhe nepsin për të ëmbla. Një tjetër studim ndërkombëtar i konsultuar nga AgroWeb.org hedh dritë të re mbi çeshtjen.
Kur njerëzit shtonin gjysmë lugë çaji piper të kuq në drekën e tyre, ata kishin një dëshirë të zvogëluar për të ngrënë ushqime me sheqer, yndyrore dhe të kripura.
Madje hëngrën rreth 70 kalori më pak në vaktin e tyre pasardhës.
Për të filluar konsumin e erëzave pikante, ekspertët kanë disa këshilla. Ata rekomandojnë që specat djegës të shtohen tek vezët e ziera ose të skuqura lehtë që në mëngjes.
Gjithashtu mund të përdorni speca djegës kur konsumoni mish.
Por jo vetëm. Ju mund t’i shtoni shije pikante perimeve, supave, makaronave dhe gjellëve.
Ekspertët gjithashtu rekomandojnë shtimin e piperit të kuq në vaktin që paraprin ngrënien e një ëmbëlsirë joshëse.
Kanella, xhenxhefili dhe shafrani janë erëza të tjera të duhura. Ato janë të lidhura me efekte reduktuese të oreksit, sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org.
Si mund të filloni me specat djegës?
Megjithatë nëse ju zgjidhni të përdorni erza pikante, është e mençur të filloni ngadalë.
“Mbani mend se një grimcë erëz e vogël mund të djegë jo pak!” thonë ekspertët.
Nëse djegia është një merak për ju, mund të qetësoni shqisën tuaj të shijeve duke bashkuar erëzat djegëse me yndyrna të shëndetshme, siç janë avokadot dhe arrat.
Ato ndihmojnë për reduktimin e substancës që shkakton djegien.
Nëse jeni i ri në përdorimin e specave djegës, AgroWeb.org ju këshillon që të filloni me variante më të buta.
Zgjidhje të tilla si specat e gjelbër djegës, të cilat shkaktojnë më pak djegie se sa specat e kuq djegës funksionojnë mirë.
Të gjelbërit përmbajnë kapsaicinë, por në sasi më të pakta se sa të kuqtë.
I rëndësishëm mbetet fakti që specat djegës janë në gjendje të ulin konsumin ditor të kripës dhe sheqerit dhe ndihmojnë fort shëndetin./AgroWeb.org