Në rajonin Thesali të Greqisë janë shënuar sërish përmbytje për shkak të shirave intensive pas katastrofës së përmbytjes në fillim të shtatorit.
Në Pilio, Larisa dhe Farsala dhe kryesisht në Volos në rajonin Thesali janë përmbytur shtëpi, biznese, toka bujqësore dhe rrugë, ndërkohë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë mbyllur për trafikun edhe shumë rrugë.
Për shkak të reshjeve intensive nuk ka qenë i mundur furnizimi me energji elektrike në një pjesë të madhe të Volos.
Spitali i Volos është bastisur edhe një herë nga uji dhe Njësia e Mbrojtjes Civile në mesazhin e saj urgjent që ka dërguar nëpër telefonat celular të atyre që ndodhen në Volos ka paralajmëruar që të mos dilet në rrugë.