VARHELI: NË MANDATIN TIM, NJË SHTET I BP TI BASHKOHET BE-së

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varheli tha se qëllimi i tij është që një vend i Ballkanit Perëndimor ti bashkohet Bashkimit Evropian (BE) deri në fund të mandatit të tij. Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, u takua sot me Varhelin. Duke theksuar se është i njohur me zhvillimet politike dhe shoqërore në Mal të Zi, Varheli tha se mbështet përpjekjet e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE. Ai tha se e filloi mandatin e tij me qëllimin e fortë që deri në fund të mandatit, “të paktën një anëtar i Ballkanit Perëndimor do të sjellë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në fazën e finalizimit”. Varheli dhe Beçiq ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet me arritjen e rezultateve të rëndësishme në të gjitha fushat, të cilat do të sigurojnë hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Duke iu referuar angazhimit të institucioneve evropiane në politikën e zgjerimit, Beçiq kujtoi se Mali i Zi është i vetmi vend kandidat që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre, dhe shtoi se anëtarësimi i plotë në BE mbetet një objektiv strategjik i Malit të Zi dhe një angazhim që nuk ka alternativë. Siç theksoi ai, Mali i Zi është i vendosur të përfundojë proceset e filluara të reformës. Duke shprehur pritshmërinë që metodologjia e re do t’i japë shtysë procesit të pranimit, Beçiq vuri në dukje se vendimi për të miratuar qasjen e re është një reflektim politik i gatishmërisë për të “ndërtuar procesin dhe punuar mbi të” në një dialog më intensiv me KE dhe shtetet anëtare.

SHARE