MILLATOVIQ: FORMOHET KËSHILLI I INICIATIVAVE RINORE, DIJE DHE IDE PËR TË ARDHMEN E MALIT TË ZI

Foto: predsjednik.me

Një grup prej 21 të rinjsh të suksesshëm – studentë, sipërmarrës, hulumtues, artistë, si dhe aktivistë qytetarë e mjedisorë do të bëhen pjesë e Këshillit për Iniciativa Rinore, i cili është themeluar me nismën e Presidentit Jakov Millatoviq.

Mlilatoviq, pas një thirrjeje publike dhe intervistave të zhvilluara me të gjithë kandidatët, ka emëruar 21 anëtarë të Këshillit nga fusha të ndryshme nga drejtësia, ekonomia dhe psikologjia, deri te ekologjia, kultura dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Siç thuhet në njoftimin për media, këta të rinj, me idetë, dijen dhe këmbënguljen e tyre, do të formësojnë të ardhmen e Malit të Zi.

“Këshilli është një mundësi për të rinjtë e suksesshëm që të krijojnë zgjidhje në fushat e arsimit dhe punësimit, shëndetësisë dhe kulturës, integrimeve evropiane dhe të drejtave të njeriut. Energjia dhe kreativiteti i tyre tashmë bëhen pjesë përbërëse e procesit vendimmarrës. Qëllimi i Këshillit nuk është të jetë vetëm një organ në letër, por të shërbejë si një forcë e të rinjve, si partnerë të vërtetë në krijimin e politikave. Kjo është mundësia e tyre për të qenë zëri i një brezi që dëshiron të qëndrojë, të ndërtojë dhe të ndryshojë Malin e Zi. Me formimin e Këshillit është institucionalizuar forca jonë më e madhe – rinia e Malit të Zi në ndërtimin e një shteti modern dhe evropian. Me krijimin e Këshillit, dërgohet një mesazh i qartë: ka ardhur koha që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe të merret në konsideratë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit.

SHARE