GJERMANI-BRITANI DREJT NJË TRAKTATI TË RI, STARMER: S’KA KTHIM TË BREX-it

‘Ne nuk do ta kthejmë Brexit-in, por duam të forcojmë bashkëpunimin për tregtinë, mbrojtjen, ekonominë, migrimin ilegal, por nuk ka treg të vetëm, nuk ka bashkim doganor, nuk ka lëvizje të lirë, nuk ka kthim në BE’, kështu ka deklaruar kryeministri britanik Keir Starmer në një takim zyrtare në Gjermani, me kancelarin Olaf Scholz, ku kanë njoftuar se po punojnë për një traktat të ri mes dy vendeve.

Starmer deklaroi gjatë konferencës për shtyp, se një marrëveshje MB-Gjermani për emigracionin e parregullt mund t’i lejojë të dy vendet të “përballen më mirë me çështje si shkëmbimi i të dhënave, shkëmbimi i inteligjencës dhe për operacionet e përbashkëta të varkave të vogla që kalojnë Kanalin.

Scholz dhe Starmer bënë me dije se përmes traktatit, do lindë mundësia e krijimit të vendeve të reja të punës në të dy shtetet dhe rritje ekonomike.

‘Në zemër të këtij traktati do të jetë një marrëveshje e re e mbrojtjes, për të përballuar së bashku kërcënimet e një bote të paqëndrueshme”, tha kancelari Scholz.

I pyetur për lëvizshmërinë e lirë të të rinjve, kryeministri britanik tha se nuk ka një plan për një skemë të tillë. Në lidhje me luftën në Ukrainë, Starmer dhe Scholz u shprehën se nuk ka “vendime të reja” as nga Mbretëria e Bashkuar dhe as nga Gjermania në lidhje me përdorimin e armëve të dhuruara nga të dy vendet në Ukrainë. Starmer tha se shpreson që traktati i Mbretërisë së Bashkuar me Gjermaninë të arrihet para fundit të vitit.

SHARE