GJENDJA MATERIALE E PUNONJËSVE NË USHTRI DO TË PËRMIRËSOHET NGA VITI I ARDHSHËM

Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri ka propozuar që në planin buxhetor për vitin 2025 të rriten ndarja për modernizimin e njësive dhe përmirësimin e gjendjes materiale të punonjësve në Ushtrinë e Malit të Zi.

Sot u mbajt seanca e Këshillit, të cilen e kryesoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Në seancë u konstatua se Ushtria ka një vizion të qartë dhe se gjatë vitit 2023 ka zbatuar plane që kanë mundësuar përmirësimin e kapaciteteve, duke krijuar një sistem të qëndrueshëm, i cili si pjesë e sistemit të sigurisë kolektive është në gjendje t’i përgjigjet sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë me aleatët.

Siç është paralajmëruar, anëtarët e këshillit pajtohen me propozimin për ndryshimin e Ligjit për Ushtrinë, me të cilin do të rritet kufiri i moshës për qëndrimin e ushtarëve në shërbim.

Gjithashtu u diskutua edhe për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të ushtarakëve në pension.

SHARE