MILLATOVIQ: ENERGJIA E FITORES ËSHTË THYER; UNË BESOJ NË KAPACITETET DEMOKRATIKE TË LËVIZJES „EVROPA TANI“

Energjia që ekzistonte pas fitores së madhe në zgjedhjet presidenciale, kur qytetarët thanë qartë se në cilën rrugë donin të shkonte Mali i Zi, është thyer pak a shumë, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai tha se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme.

“Mendoj se Mali i Zi më në fund ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme politikisht. Më duket se edhe pas fitores historike në zgjedhjet presidenciale, gjërat duhet të kishin shkuar në atë drejtim. Qytetarët le të vendosin nëse do të shkojnë”, tha Millatoviq.

Millatoviq i bëri thirrje mandatarit Millojko Spajiq dhe të gjithë pjesëmarrësve në konsultimet për formimin e Qeverisë “që procesi të bëhet në mënyrë transparente dhe në përputhje me vullnetin zgjedhor”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka ndarje në Lëvizjen „Evropa Tani“, Millatoviq tha se beson në kapacitetin demokratik të atij subjekti politik, por edhe të gjithë opinionit.

“Në Lëvizjen „Evropa Tani“ ka mendime të ndryshme. Nuk mund të promovosh diversitetin e mendimeve një herë, dhe pastaj të jesh i pakënaqur me ekipin. Duhet të kaloni nga fjalët në veprime. Besoj plotësisht në kapacitetet demokratike të Lëvizjes „Evropa Tani“  dhe të gjithë opinionit”, tha Millatoviq.

SHARE