ABAZOVIQ: QEVERINË NUK E FORMOJNË ATA QË NEGOCIOJNË, POR QENDRAT E TJERA TË PUSHTETIT

Qeveria e Malit të Zi nuk po formohet nga ata që negociojnë, por nga qendra të tjera të pushtetit, qëllimi i të cilave është të parandalojnë një luftë aktive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha kryeministri në largim Dritan Abazoviq.

Siç raporton „Pobjeda“, Abazoviq u tha gazetarëve në prag të forumit strategjik në Bled se pritshmëritë e tij ishin që Mali i Zi të marrë një qeveri edhe më shpejt, por se gjërat janë komplikuar.

Abazoviq tha se nuk është i befasuar nga ngjarjet e fundit në negociatat e qeverisë.

Ai nuk ka dashur të përgjigjet se kujt i referohet, por ka thënë se i ka lënë “të punojnë dhe ta çojnë procesin në fund”.

„Paçin fat, provat janë të sigurta dhe në një moment publiku do të jetë i vetëdijshëm për çdo gjë, qoftë nga opozita apo nga qeveria”, tha Abazoviq.

Ai tha se asgjë nuk mund ta destabilizojë Malin e Zi.

“Sepse Qeveria i kryen si duhet të gjitha obligimet ndaj qytetarëve. Ne patëm një sezon kryesor turistik të suksesshëm, po shkojmë në post-sezon dhe kaq. Ne kemi dëshmuar njëfarë aftësie në qeverisje, nuk na shqetëson mandati teknik. Nëse dikush dëshiron të na kthejë mrapa, ne nuk do ta lejojmë”, tha Abazoviq.

SHARE