Mali i Zi, si lider në procesin e integrimeve evropiane, ka një shans real për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), të gjitha parakushtet për përshpejtimin e reformave janë arritur dhe në këtë kontekst unë po llogaris në mbështetjen e partnerëve evropianë, ka bërë të ditur presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi njoftoi se Millatoviq dhe kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, morën pjesë në ngritjen e flamurit të BE-së para ndërtesës së Presidentit.
“Sot ne në mënyrë simbolike ngritëm flamurin e BE-së para ndërtesës së Presidentit të Malit të Zi si përkujtim se ku i përket në të vërtetë Mali i Zi”, tha Millatoviq.
Presidenti tha se është një akt simbolik me të cilin ne e tregojmë qartë përkushtimin e vendit në rrugën evropiane dhe dëshirën për përshpejtimin e këtij procesi.