ABAZOVIQ NË PLEVLE: KY QYTET NUK DO TË LIHET MË PAS DORE

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka hapur sot pjesën e rrugës rajonale të rikonstruktuar Plevle – Metalka.

„Qëndrimi im se shteti e ka lënë pas dore plotësisht të pajustifikueshëm këtë qytet, dihet prej kohësh. Shpresoj që kjo edhe simbolikisht edhe në thelb do të thotë se këto trende po ndryshojnë dhe besoj se në të ardhmen do të takohemi gjithnjë e më shpesh në territorin e Komunës së Plevles”, tha kryeministri Abazoviq.

Kryeministri theksoi se Qeveria është këtu për të ndihmuar në rregullimin e rrugëve të udhëtimit nga Plevla në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Abazoviq tha se janë rikonstruktuar 15 kilometra rrugë për në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila, siç tha ai, është një hyrje në aktivitete më të gjera që duhet të zhvillohen në zonën e Komunës së Plevles.

Kryetari i Komunës së Plevles, Dario Vranesh, tha se ky është rikonstruksioni i parë i kësaj rruge, e cila, siç tha ai, është ndërtuar 130 vjet më parë.

SHARE