NË KATËR MUAJT E FUNDIT 98% E TË INFEKTUARVE ISHIN TË PAVAKSINUAR

Nga 9.600 të sëmurë nga korona virusi në Mal të Zi në periudhën prej më 1 prill deri më sot, 9.400 ishin qytetarë të cilët nuk ishin të vaksinuar ose fituan vetëm dozën e parë ose nuk kaluan tre deri në katër javë nga revaksinimi, u njoftua nga Instituti për Shëndetin Publik. Epidemilologu Millko Joksimoviq tha se derisa mos të kalojnë tre deri në katër javë nga revaksinimi, personi nuk mund të konsiderohet si i mbrojtur tërësisht, për arsye se sistemit imunitar i nevojitet kohë që të reagojë ndaj vaksinës dhe të arrijë efektin mbrojtës. Prandaj, siç shtoi, nga Instituti ftojnë të gjithë që të vaksinohen hiç më larg se sot, për të qenë të mbrojtur në vjeshtë.

SHARE