MALI I ZI REGJISTRON SHIFRA TË LARTA TË RASTEVE DITORE ME COVID-19

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Mali i Zi me një popullsi prej rreth 625 mijë banorësh në 24 orët e fundit ka regjistruar 144 raste të reja me COVID-19. Më tej thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me COVID-19. Në njoftim theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 101.496 ndërsa numri i viktimave nga ky virus shkoi në 1.627. 2,280 mostra të koronavirusit të ri u përpunuan në 24 orët e fundit. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për dje ishte 6.31%. Aktualisht në Tuz janë 6 raste aktive.

SHARE