Pas traumës 24-orëshe që kaloi me rebelimin e grupit të mercenarëve Ëagner, Rusia ka rikthyer sërish vëmendjen te lufta në Ukrainë, teksa gjatë 24 orëcve të shumta janë raportuar bombardime të shumta. Kështu më shumë se 300 predha raportohet të jenë gjuajtur në rajonin e Khersonit, teksa autoritetet ukrainase njoftojnë se në shënjestër kanë qenë zona të populluara. Si pasojë e bombardimeve janë dëmtuar disa godina banimi dhe gjithashtu raportohet për të paktën 5 viktima e mbi 10 të plagosur, të gjithë civilë ukrainas. Bombardime të shumta pati edhe në qytete të tjera si Kharkiv e Kupyan, ku pati dëmtime të shumta të banesave, por për fat të mirë nuk u regjistruan viktima në njerëz. Rasti më I rëndë u regjistrua në Kramatorsk, ku një nga predhat e hedhura nga rusët, goditi nëj restorant, teksa si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 26 të tjerë, ët cilëve po u jepet ndihma mjekësore në klinikat përreth. Lufta në Ukrainë vijon prej rreth 500 ditësh, me Rusinë që nisi pushtimin në shkallë të gjerë më 24 shkurt të vitit të kaluar. Prej 1 qershorit Ukraina nisi një kundër-ofensivë për të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët, por deri tani operacioni ka ecur me ritme të ulëta.