PRIORITET ËSHTË FUTJA E DOKUMENTEVE ELEKTRONIKE NË JETËN E PËRDITSHME

Një nga prioritetet në politikat e Ministrisë së Administratës Publike nga sot do të jetë futja e dokumentave elektronik në jetën e përditshme, ka shkruar në Twitter ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Qytetarët tanë dhe ekonomia presin efikasitetin e institucioneve, sepse ato janë shërbimi i tyre”, tha ai. Sipas tyre, Ministria e Administratës Publike do ta drejtojë dhe menaxhojë transformimin dixhital në atë mënyrë që dokumenti elektronik të jetë i detyrueshëm, dhe qytetarët dhe të gjithë përdoruesit të përfitojnë përmes një shërbimi të shpejtë dhe të thjeshtë.

SHARE