GJELOSHAJ: VAZHDOJMË ME INVESTIME TË RËNDËSISHME NË INFRASTRUKTURË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” informoi opinionin që dje në Komunën e Tuzit janë përfunduar dy procedura shumë të rëndësishme të prokurimit publik të punimeve. Siç thekson Gjeloshaj, këto procedura konkretisht kanë të bëjnë me dy tender shumë të rëndësishëm të infrastrukturës lokale e ata janë:

1. Rikonstruksioni dhe sanimi i aksit rrugorë Poprat- Koritë, fitues i të cilës është firma Eurozox shpk, me çmimin e ofruar 271.511,90 €;

2. Rikonstruksioni dhe sanimi i aksit rrugorë në Rakiq, fitues i të cilës është firma Tehnoput-Mne shpk, me çminin e ofruar 333.790,24 €.

Gjeloshaj thekson se për këto dy procedura është në rrjellë procedura e vlerësimit nga ana e Zyrës për prokurime publike dhe shumë shpejt do të lidhin kontratat me kompanitë fituese. Po ashtu, Gjeloshaj njoftoi se sot do të kenë fitues të tenderëve të tjerë, të cilët ishin poashtu në procedurë, e fjala është për:

Rishtrimin e aksit rrugorë Shipçanik – Dheu i Zi, për të cilën Komuna ka ndarë 165.920,00 €, si dhe për Rishtrimin e aksit rrugorë në fshatin Vllanë prej rrugës kryesore Tuz – Mataguzh deri tek xhamia, për të cilin Komuna jonë ka ndarë mjete në vlerë prej 134.830,00 €;

Gjeloshaj më tej shton se me datë 18 qershor kanë nënshkruar kontratën midis Komunës dhe kompanisë Tehnoput-Mne shpk për Rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq-Lekaj-Vrane, në vlerë prej 153.639,51 € dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet në këto fshatra. Në fund, Gjeloshaj thotë se vlenë të theksohet se kjo është vetëm një pjesë e buxhetit kapital për këtë vit, e projektuar në vlerë prej 2.7 milion euro.

SHARE