NATO: VËZHGOJMË ME SHQETËSIM AKTIVITETET KIBERNETIKE DASHAKEQE ME BURIM NGA KINA

Foto: AA

NATO tha se qëndron në solidaritet me Çekinë përballë sulmit ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme çeke dhe se po vëzhgon aktivitetet kibernetike dashakeqe të Pekinit me shqetësim në rritje, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga NATO thuhet se “Qëndrojmë në solidaritet me qeverinë e Pragës pas sulmit kibernetik dashakeq ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme Çeke”.

Deklarata thekson se Çekia ia ngarkon përgjegjësinë Kinës dhe se sulmi, i cili ka shkaktuar dëme dhe ndërprerje, kishte në shënjestër një rrjet të paklasifikuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Çeke.

“Dënojmë fuqimisht aktivitetet kibernetike dashakeqe që synojnë minimin e sigurisë tonë kombëtare, institucioneve demokratike dhe infrastrukturës kritike”, thuhet në deklaratë.

“Vëzhgojmë me shqetësim në rritje modelin në rritje të aktiviteteve kibernetike dashakeqe me origjinë nga Kina”, theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se sulme të tilla synojnë të destabilizojnë Aleancën dhe se NATO është e vendosur të kundërveprojë ndaj këtyre.

Më tej në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht Kinës, që të distancohen nga aktivitetet kibernetike dashakeqe.

SHARE