MPB: VERIFIKIMI I LISTËS ZGJEDHORE – 241.252 PERSONA ME ADRESË TË PAPLOTË

 Foto: Shutterstock

Grupi punues për verifikimin e listës zgjedhore ka kryer një analizë të të dhënave lidhur me saktësinë e adresave të qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore, dhe ka identifikuar 241.252 persona me adresë të regjistruar të banimit të paplotë, konkretisht të shënuar pa numër të shtëpisë apo banesës, gjë që e vështirëson ndjeshëm saktësinë dhe besueshmërinë e listës zgjedhore, është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Grupi punues konstaton se kjo situatë tregon një problem sistematik që në masë të madhe rrjedh nga zbatimi i pamjaftueshëm i detyrimeve nga vetëqeverisjet lokale”, thuhet në deklaratë.

Sipas MPB-së, është ndërmarrë një nismë, në përputhje me Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi dhe Rregulloren për mënyrën e shënimit të emrave të vendbanimeve, rrugëve, shesheve dhe ndërtesave, në bashkëpunim me Bashkësinë e Komunave, me qëllim vlerësimin e gjendjes aktuale në zbatimin e detyrimeve të marra nga komunat, si dhe shqyrtimin e një afati kohor realist për përmbushjen e tyre.

Grupi punues ka bërë të ditur se do të informojë me kohë opinionin publik për të gjitha hapat e ardhshëm në këtë proces.

SHARE