MILLATOVIQ – VAJS: TË PËRSHPEJTOHET MBYLLJA E KAPITUJVE

Foto: x.com/JakovMilatovic

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u takua me kryetarin e Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi (POSP), Tomas Vajs, ku u theksua nevoja për përshpejtimin e mbylljes së çështjeve negociuese.

“Theksova se Mali i Zi, si kandidati më i avancuar për anëtarësim, duhet të shfrytëzojë momentin e favorshëm për të përmbushur të gjitha obligimet dhe për t’u bërë anëtari i ardhshëm i parë i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, theksoi Millatoviq në një postim në rrjetin social X.

Vlerësohet se është thelbësore që procesi i mbylljes së kapitujve negociues të përshpejtohet më tej, përmes vazhdimit thelbësor të reformave dhe përqendrimit të mëtejshëm në agjendën evropiane nga të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi.

SHARE