MARRËVESHJA SHQIPËRI-ITALI, MBËRRIN NË SHËNGJIN NJË GRUP TJETËR I EMIGRANTËVE

Foto: AA

Në Shqipëri ka mbërritur një grup tjetër emigrantësh, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve, transmetom Anadolu.

Raportohet se Anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane ka mbërritur sot në Portin e Shëngjinit, në Qarkun e Lezhës, duke transportuar 27 emigrantë.

Emigrantët, ndaj të cilëve është vendosur riatdhesimi në vendet e tyre të origjinës nga autoritetet italiane, do të qëndrojnë në kampin në Gjadër, në pritje të procedurave të tjera.

Nga autoritetet në Shqipëri nuk janë bërë publike të dhëna mbi kombësinë e emigrantëve apo për procedura të tjera ndaj tyre.

Ndërkohë, në muajit e fundit në Shqipëri kanë mbërritur dhjetëra emigrantë, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve dhe pas riaktivizimit të saj.

Disa grupe emigrantësh që u ndaluan në det dhe që mbërritën më parë në kampet në Qarkun e Lezhës, u rikthyen përsëri në Itali pas vendimit të gjykatave italiane.

Marrëveshja mes dy vendeve u riaktivizua pas një dekreti të qeverisë italiane, që lejon transferimin në qendrat në Shqipëri, jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, ndaj të cilëve është vendosur për dëbimin e tyre.

SHARE